Aktualitet

EMRI- Arrestohet edhe prokurori i Kukësit

Aksioni është ende në vijim dhe pritet që të lëshohen të tjera urdhër-arreste. 

27 Korrik 2023, 08:31 Nga A.B
EMRI- Arrestohet edhe prokurori i Kukësit
Policia

TIRANË- Policia e Shtetit ka nisur një aksion që në orët e para të mëngjesit, duke vënë në pranga disa persona që akuzohen për vepra të ndryshme penale. Ky operacion ka përfshirë krimin, politikën dhe biznesin. 

Prokurori i Kukësit, Xhevahir Lita ka përfunduar në pranga në kuadër të këtij operacioni. Aksioni është ende në vijim dhe pritet që të lëshohen të tjera urdhër-arreste. Pritet që ndalime të ketë edhe jashtë territorit të Shqipërisë.

Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion dhe një konferencë zyrtare në orën 10:00, duke bërë një bilanc të qartë sesa është bilanci i të arrestuarve dhe i personave që do shpallen në kërkim./Dosja.al

xhevahir lita aksioni i policisë aksion i spak 27 korrik 2023

Sondazh

Poll