Aktualitet

Ekzekutohet me pesë plumba 37-vjeçari shqiptar në Greqi

Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur katër gëzhoja dhe dy topa zjarri.

27 Korrik 2023, 08:06 Nga A.B
Ekzekutohet me pesë plumba 37-vjeçari shqiptar në Greqi
Policia

GREQI- Vritet shqiptari në Greqi.

Evosmos është tronditur nga prita e ngritur nga persona të panjohur në orët e para të mëngjesit ndaj një 37-vjeçari shqiptar teksa po kthehej në pallatin ku banonte, në rrugën Vizyinou. Ishte 50 minuta pas mesnate të së mërkurës kur 37-vjeçari po shkonte vetëm në shtëpi. Pasi parkoi makinën u drejtua drejt hyrjes së pallatit pa e ditur se aty e prisnin ekzekutorët e tij, raporton 'Protothema'.

Sipas informacioneve të fundit, ekzekutorët kanë qëlluar disa herë. Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur katër gëzhoja dhe dy topa zjarri. Ambulanca transportoi shqiptarin në spitalin “AHEPA”, ku ka ndërruar jetë pak kohë më vonë. Sipas informacioneve, 37-vjeçari ka pësuar të paktën pesë plagë nga plumbat e xhelatëve.

Burime policore të cituara nga thestival.gr ia atribuojnë ngjarjen një larje hesapesh mes banditëve të lokaleve te natës. Hetimet për ngjarjen e të shtënave në Evosmos u morën nga Departamenti i Krimeve Kundër Jetës në Drejtorinë e Sigurimit të Selanikut./Dosja.al

vritet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll