Aktualitet

3 milionë euro drogë në shtëpi dhe armë zjarri, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Gjatë kontrollit në banesën e dy shqiptarëve të moshës 28 dhe 29 vjeç u gjetën tre milionë euro drogë si dhe një armë zjarri me municione, gjithashtu dhe një çelës apartamenti.

26 Korrik 2023, 22:07 Nga f.i
3 milionë euro drogë në shtëpi dhe armë zjarri,
pamje nga vendngjarja

ITALI- Në kuadër të një hetimi nga autoritetet e Bolonjas, janë arrestuar dy të rinj shqiptarë, raportojnë mediat vendase. 

Fillimisht autoritetet pikasën 28-vjeçarin shqiptar i cili ishte vëzhguar prej kohësh nga policia, i cili është takuar më pas me bashkëatdhetarin e tij 29-vjeç, të cilët kanë shkëmbyer një zarf në makinë.

Gjatë kontrollit në banesën e dy shqiptarëve të moshës 28 dhe 29 vjeç u gjetën tre milionë euro drogë si dhe një armë zjarri me municione, gjithashtu dhe një çelës apartamenti.

Në bazë të informacioneve të mëparshme nga policia, ata arritën të gjenin banesën përkatëse të çelësave të gjetur, ku në apartament të cilët ata ua kishin dhënë me qira disa shqiptarëve të tjerë, u gjetën dhe 50 mijë euro të tjera cash. Ata u arrestuan dhe u dërguan në burgun e Bolonjes.

arrestohen dy shqiptaret ne itali

Sondazh

Poll