Aktualitet

Hera e TRETË! Shpërthim tritoli në Lushnjë, shënjestrohet sërish banesa e Arben Turkut

Sipas informacioneve paraprake të bëra me dije nga Policia e Shtetit, nuk ka të lënduar dhe ka vetëm dëme materiale. 

26 Korrik 2023, 22:06 Nga k.m.
Hera e TRETË! Shpërthim tritoli në Lushnjë,
Pamje nga vendi i ngjarjes

LUSHNJE- Kjo është hera e tretë që banesës së Arben Turkut i vendosin tritol. Mbrëmjen e sotme, në lagjen ‘18 tetori’ në Lushnjë është vendosur një sasi tritoli, por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz edhe pse brenda banesës kishte njerëz. Sipas informacioneve paraprake të bëra me dije nga Policia e Shtetit, nuk ka të lënduar dhe ka vetëm dëme materiale. 

Lushnjë /Informacion paraprak

Rreth orës 21:45, në lagjen "18 Tetori", Lushnjë, pranë banesës së shtetases R. T., është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Vjet, më 1 nëntor, u vendos tritol në banesën e tij, edhe pse Turku aktualisht jeton në Angli dhe në banesë strehohet kunati i tij, Altin Lamçe. Ky i fundit është tregtar në tregun e fruta-perimeve. Në shpërthimin e parë, brenda banesës ishin 5 pjesëtarë të familjes Turku, të cilët fatmirësisht shpëtuan pa pasoja. Por autori i vendosjes së tritolit, nuk u zbulua.

Lënda shpërthyese ashtu si dy herët e tjera është hedhur në oborr. Por në zonë nuk ka kamera sigurie, ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentimin e provave që të zbardhë ngjarjen.

arben turku lushnje

Sondazh

Poll