Aktualitet

Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në portin e Vlorës

Kufoma ëhstë pikasur nga punonjësit e portit, të cilët menjëherë më pas kanë njoftuar Policinë e Shtetit.

26 Korrik 2023, 20:29 Nga k.m.
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në portin e Vlorës
Foto ilustruese

VLORË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku trupi i pajetë i një gruaje është gjetur pranë molit të portit. Një grua 71-vjeçare me iniciale M.M është gjetur e mbytur në afërsi të Portit të Vlorës. Sipas të dhënave të para nga Policia e Shtetit, nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur. Po sot, familjarët e 71-vjeçares kanë bërë kallzim në Polici për largimin e saj nga banesa.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, në zonën e Portit, në ujë është konstatuar e pajetë shtetasja M.M, 71 vjeçe, banuese në Vlorë. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur. Për këtë shtetase mëngjesin e sotëm kanë bërë kallzim në Polici, familjarët e saj për largim nga banesa. Shtetasja M.M vuante nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

 

vlore

Sondazh

Poll