Art&Argëtim

Ndahet nga jeta këngëtarja irlandeze Sinéad O'Connor, në moshën 56-vjeçare

26 Korrik 2023, 20:13 Nga f.i
Ndahet nga jeta këngëtarja irlandeze Sinéad O'Connor,
Sinéad O'Connor

IRLANDË-Këngëtarja dhe aktivistja irlandeze Sinéad O'Connor ka vdekur në moshën 56-vjeçare, pas një beteje me shëndetin mendor raporton BBC.

Fillimisht O'Connor u bë e njohur në vitet 1980 dhe më pas ajo vazhdoi të shiste miliona albume dhe të grumbullonte legjione fansash në mbarë botën. Këngëtarja e mirënjohur nga Dublini publikoi 10 albume në studio, ndërsa kënga e saj ‘Nothing Compares 2 U’ u emërua si kënga numër një botërore në vitin 1990 nga Billboard Music Awards.

O'Connor ka lënë pas tre fëmijët e saj. Kujtojmë se djali i saj, Shane vdiq vitin e kaluar në moshën 17-vjeçare.

sinéad o\\\\\\\'connor

Sondazh

Poll