Aktualitet

Morri 1 milion lekë ryshfet për një vend pune si roje shkolle, SPAK çon për gjykim zyrtarin e bashkisë

Erjon Buçuku morri 1 milion lekë të vjetra për të punësuar Gerald Bregun, si roje të shkollës 9 vjeçare “Ardian Klosi”.

26 Korrik 2023, 19:46 Nga f.i
Morri 1 milion lekë ryshfet për një vend pune si roje shkolle,
foto ilustruese

TIRANË- SPAK njoftoi ditën e sotme se ka dërguar për gjykim një zyrtar të Bashkisë së Tiranës, i akuzuar për korrupsion. Bëhet fjalë për Erjon Buçukun me detyrë përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore të Drejtorisë së Përgjithshme të Objekteve Publike në Bashkinë e Tiranës. 

Buçuku morri 1 milion lekë të vjetra për të punësuar Gerald Bregun, si roje të shkollës 9 vjeçare “Ardian Klosi”.

"Është provuar tej çdo dyshimi të arsyeshëm se i pandehuri Erjon Buçuku… ka përfituar në mënyrë të parregullt vlerën monetare prej 100.000 lekë, për të punësuar shtetasin Geraldi Bregu, si roje e shkollës 9-vjeçare “Ardian Klosi”, Tiranë, si dhe i ka kërkuar përfitim të parregullt shtetasit Geraldi Bregu në vlerën monetare prej 150.000 lekë, për të punësuar të fejuarën e tij si sanitare në shkollën “Mihal Grameno” Tiranë, por shtetasi Geraldi Bregu nuk ia ka dhënë këtë vlerë monetare,” citohet në njoftim.

Buçuku është i disati zyrtar i akuzuar nga SPAK së fundmi për akuza të ngjashme. Më 17 korrik, u kërkua gjykimi i sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Joana Duro, si dhe të tre personave të tjerë të akuzuar për korrupsion në një tender.

erjon bucuku spak

Sondazh

Poll