Aktualitet

KPA mban në fuqi vendimin e KPK, shkarkohet Gentian Stoja

Gjatë seancës në KPK, Stoka kishte balancë negative për pasurinë, e po ashtu edhe raport negativ të DSIK.

26 Korrik 2023, 19:19 Nga k.m.
KPA mban në fuqi vendimin e KPK, shkarkohet Gentian Stoja
Gentian Stoja

TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur që të lërë në fuqi vendimin e marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Korçës, Gentian Stoja. Gjatë seancës në KPK, Stoka kishte balancë negative për pasurinë, e po ashtu edhe raport negativ të DSIK.

Gentian Stoja e ka nisur karrierën në vitin 2000 si oficer i Policisë Gjyqësore. Ai është emëruar prokuror në vitin 2009 dhe prej asaj kohe ushtroi funksionin pranë Prokurorisë së Rrethit Korçë. Stoja u fut në garë pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë për postin e drejtuesit të Prokurorisë së Korçës.

Njoftim vendimi  

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 43/2021, datë 29.07.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Gentian Stoja kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 395, datë 08.06.2021.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 395, datë 08.06.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Gentian Stoja.

2. Ky vendim është përfundimtar dhe me efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 26.07.2023.  

gentian stoja

Sondazh

Poll