Aktualitet

Rrezikuan të mbyteshin/ Shpëtohen dy pushuesit në Shëngjin, njëri në gjendje të rëndë

Atyre u është dhënë njëhere ndihma e parë dhe më pas janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës.

26 Korrik 2023, 18:56 Nga f.i
Rrezikuan të mbyteshin/ Shpëtohen dy pushuesit në Shëngjin,
foto ilustruese

SHËNGJIN- Dy pushues nga Kosova, një 40-vjeçar dhe një 30-vjeçare kanë rrezikuar të mbyten ndërsa ndodheshin për pushime në Shëngjin.

Pushuesve iu anë ardhur në ndihmë pushues të tjerë, të cilët kanë ndërhyrë dhe i kanë nxjerr nga uji. Atyre u është dhënë njëhere ndihma e parë dhe më pas janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës. Njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë. 

Për ngjarjen kanë nisur edhe hetimet nëse janë respektuar kriteret për stacionet e plazhit me vendosjen e flamujve që paralajmerojnë rrezikun si dhe prezencën e vrojtuesve të plazhit në zonë.

pushuesit ne shengjin

Sondazh

Poll