Aktualitet

VIDEO/ Në jaht luksoz, vajza e ish-presidentit Trump shijon pushimet me bashkëshortin në Karaburun

Pak ditë më parë ajo u pa në Sarandë, ndërsa sot ka ndarë foto nga bregdeti i Jalës.

26 Korrik 2023, 18:39 Nga a.l
VIDEO/ Në jaht luksoz, vajza e ish-presidentit Trump shijon pushimet me
Jahti ku po qëndrojnë vajza e ish-presidentit Donald Trump dhe bashkëshorti i saj

KARABURUN-  Ivanka Trump, vajza e ish presidentit te SHBA Donald Trump po shijon pushimet në Shqipëri. Ndalesa e parë ishte padyshim në brigjet mbresëlënëse të vendit tonë.  Pak ditë më parë ajo u pa në Sarandë, ndërsa sot ka ndarë foto nga bregdeti i Jalës.

Sikurse duket në pamje, vajza e ish-presidentit e shoqëruar nga bashkëshorti ka mbërritur në bregdetin shqiptar në Karaburun me jahtin e tyre luksoz. Ajo ka postuar pamje nga bregdeti shqiptar në faqen e saj zyrtare në Instagram, duke e promovuar vendin te 7.5 milion ndjekësit e saj. 


Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Trump ka vizituar edhe Muzeun Kombëtar të Përgjimeve 'Shtëpia me Gjethe' në Tiranë, e shoqëruar nga kryeministri Edi Rama dhe i dërguarii special i ish-presidentit Donald Trump në Ballkan, Richard Grenell. Në ndalesën e bërë në muze, vajza e ish-presidentit ndau përshtypjet më të mira përmes një shënimi në letër. 

ivanka trump

Sondazh

Poll