Aktualitet

FOTO/ Vazhdon 'turi' në Shqipëri, vajza e ish-presidentit Trump në Tiranë, viziton muzeun e Përgjimeve, shoqërohet nga Rama dhe Grenell

Muzeu kombëtar ka falenderuar vajzën e Trump për vizitën e saj, përmes një letre. 

26 Korrik 2023, 18:28 Nga a.l
FOTO/ Vazhdon 'turi' në Shqipëri, vajza e ish-presidentit
Shtëpia e gjetheve

TIRANË-  Vajza e ish-presidentit Donald Trump po shijon pushimet në Shqipëri. Pas turit të nisur në brigjet shqiptare, Ivanka Trump ka bërë një ndalesë edhe në kryeqytet. Ajo ka vizituar Muzeun Kombëtar të Përgjimeve 'Shtëpia me Gjethe'. Në disa foto të publikuara në rrjet, vajza e ish-presidentit së bashku me bashkëshortin shihen në hyrje të muzeut nën shoqërinë e kryeministrit Edi Rama dhe të dërguarit special të ish-presidentit Donald Trump në Ballkan, Richard Grenell. Muzeu kombëtar ka falenderuar vajzën e Trump për vizitën e saj, përmes një letre. 

MESAZHI I MUZEUT KOMBËTAR
Kënaqësi të prisnim në muze Kryeministrin e Shqipërisë, z Edi Rama, Ivanka Trump dhe bashkëshortin e saj, Jared Kushner, të cilët vizituan Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.

FOTO/ Vazhdon 'turi' në Shqipëri, vajza e ish-presidentit
shkrimi

Në fund të vizitës z. Kushner la këtë shënim në Librin e Përshtypjeve:
“Ju falënderoj për mikpritjen kaq dashamirëse dhe që ndatë me ne historinë e shtypjes së Shqipërisë për ta kuptuar më mirë transformimin e jashtëzakonshëm, dëshmitarë të të cilit jemi ne sot. Le të mësojë dhe populli im nga ky muze që këto tmerre të mos përsëriten më!”.

Ndërsa Ivanka Trump u shpreh:
“Faleminderit. Gjithë të mirat për të dy vendet tona Amerika & Shqipëria”. 

ivanka trump

Sondazh

Poll