Art&Argëtim

Unaza kurorë e Tupac Shakur shitet me një çmim marramendës në ankand

Çmimi i lartë me të cilin u shit e ka kthyer unazën në objektin më të vlefshëm hip-hop të shitur ndonjëherë në Nju Jork. 

26 Korrik 2023, 18:19 Nga f.i
Unaza kurorë e Tupac Shakur shitet me një çmim marramendës
Tupac Shakur

SHBA- Unaza kurorë prej ari, rubini dhe me diamant e mbajtur nga nga legjenda e repit Tupac Shakur është shitur në ankand më një çmim marramendës 1 milionë dollarë pas një lufte ofertash më shumë rreth 300,000 dollarësh, raportojnë mediat e huaja.

Çmimi i lartë me të cilin u shit e ka kthyer unazën në objektin më të vlefshëm hip-hop të shitur ndonjëherë në Nju Jork. 

Reperi i lindur në Nju Jork e mbajti unazën gjatë paraqitjes së tij të fundit publike në MTV Video Music Awards më 4 shtator 1996. Ai u qëllua për vdekje nga një sulmues i paidentifikuar në një të shtëna me makinë në Las Vegas vetëm disa ditë më vonë, më 13 shtator. Ai ishte 25 vjeç.

tupac shakur

Sondazh

Poll