Art&Argëtim

Akuzat për sulm seksual/ Aktori Kevin Spacey shpallet i pafajshëm nga drejtësia britanike

Aktori qau teksa u lirua pas një gjyqi që filloi në fund të qershorit, gjatë të cilit ai u përshkrua si "ngacmues seksual" nga prokuroria.

26 Korrik 2023, 18:02 Nga f.i
Akuzat për sulm seksual/ Aktori Kevin Spacey shpallet i pafajshëm nga
Kevin Spacey

BRITANI E MADHE- Aktori amerikan Kevin Spacey, u shpall sot i pafajshëm përballë 9 akuzave të ngritura nga 4 burra për sulm seksual, shkruajnë mediat e huaja.

Spacey, i cili sot mbush 64 vjeç, akuzohej për për shpërdorim të pushtetit për të kryer nëntë sulme seksuale ndaj katër burrave gjatë kohës kur ishte drejtor artistik i teatrit Old Vic në Londër. 64-vjeçari, fitues i dyfishtë i Oskarit, qau teksa u lirua pas një gjyqi që filloi në fund të qershorit, gjatë të cilit ai u përshkrua si "ngacmues seksual" nga prokuroria.

Fansat brohoritën dhe filmuan Spacey-n teksa po dilte nga ndërtesa, me njërin që i uronte ditëlindjen dhe një tjetër duke bërtitur "ne të duam Kevin" ndërsa ai hipi në një taksi për t'u larguar.

Ankuesi i parë ka akuzuar aktorin se fillimisht ai i kishte folur hapur për seksualitetin e tij, gjë që fillimisht e bëri të mos ndihej rehat. Më pas Kevin e kishte prekur në mënyrë të papërshtatshme duke arritur në kapje dhe prekje agresive.  Ankuesi i dytë paraqet një histori të ngjashme të ndodhur në vitin 2005.

Në vitin 2015 i treti thotë se u takua me aktorin në teatrin Old Vic dhe shkoi tek ai për të kërkuar menaxhim. Kur u kthyen në banesën e Spacey-t pasi kishin pirë së bashku në pijetore ankuesi thotë se u zgjua nga prekjet e aktorit i cili abuzoi seksualisht me të.

Akuzat jo vetëm që shkatërruan atë që kishte qenë një karrierë vezulluese e showbiz-it, por gjithashtu patën implikime të mëdha financiare për të pasi u detyrua të paguante 25.5 milionë paund për producentët e House of Cards pasi u shkarkua.

akuzat ndaj kevin spacey kevin spacey

Sondazh

Poll