Aktualitet

Vrasja e 24-vjeçarit shqiptar në Itali! HETIMI: Nga vrasja, te plagosjet, si nisi sherri mes shqiptarëve

26 Korrik 2023, 17:26 Nga f.i
Vrasja e 24-vjeçarit shqiptar në Itali! HETIMI: Nga vrasja, te
Albert Deda

ITALI- Mikëpritja e një personi në banesë, dyshohet se u bë shkak për sherrin masiv mes shqiptarëve pasditen e së dielës në Padova të Italisë, ku mbeti i vrarë 24-vjeçari Albert Deda dhe u plagosën 2 të tjerë, shkruajnë mediat italiane.

Motivi i krimit dyshohet se mund të jetë mungesa e mikpritjes, nga ana e dy vëllezërve, e një bashkëkombasi të tyre, mik i viktimës. Kujtojmë se Deda jetonte bashkë me dy vëllezërit Ilmi dhe Klinton Rakipaj, 24 dhe 19 vjeç. Hetimet kanë zbuluar se ditën e krimit 24-vjeçari kishte arritur në shtëpi me një mik dhe një bashkatdhetar që kishin nevojë për mikpritje, por të dy përfunduan të plagosur.

Për ngjarjen e rëndë në pranga kanë rënë dy vëllezërit Ilmi dhe Klinton Rakipaj, 24 dhe 19 vjeç, të cilët akuzohen për vrasje e tentativë vrasje. Ata u kapën rreth 12 orë pas krimit, gjatë kohës që po tentonin të arratiseshin drejt Shqipërisë.

Autorët pritet që të merren në pyetje dhe do dalin para gjykatës për vlerësim të masës së sigurisë. Ndërsa të enjten, pritet të kryhet autopsia mbi trupin e viktimës, për të kuptuar se cilat ishin goditjet që i shkaktuan atij vdekjen. Sa i përket dy të plagosurve, ata vijojnë të ndodhen në spital.

albert deda vritet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll