Aktualitet

Zjarret në Shqipëri/ Ministria e Mbrojtjes jep DETAJE nga situata në vend: E vështirë është puna në Buz të Memaliajt

Niko Peleshi njofton se është bërë e mundur fikja e zjarrit në drejtim të Kreshpanit, e po ashtu vazhdon operacioni për vënien nën kontroll të flakëve në masivin pyjor Plyk- Kraps-Gjorkos.

26 Korrik 2023, 17:11 Nga k.m.
Zjarret në Shqipëri/ Ministria e Mbrojtjes jep DETAJE nga situata
Pamje nga aksioni

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë me dije situatën me vatrat e zjarreve në disa zona të vendit. Përmes një postimi në Facebook, Peleshi njofton se është bërë e mundur fikja e zjarrit në drejtim të Kreshpanit, e po ashtu vazhdon operacioni për vënien nën kontroll të flakëve në masivin pyjor Plyk- Kraps-Gjorkos. Mirëpo në fshatin Buz në Memaliaj, situata është më e vështirë. 

"Si rezultat i punës së pandërprerë të forcave të emergjencave civile, ndihmuar edhe nga efektivë të Forcave të Armatosura si dhe nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile është arritur të përmirësohet situata në disa vatra zjarri në territorin e vendit. Është fikur zjarri në drejtim të Kreshpanit, në masivin me ullishte dhe po mbahet në monitorim nga trupat e FA dhe efektivë të MZSH. Ndërkohë po vazhdon operacioni për vënien nën kontroll të flakëve në masivin pyjor Plyk- Kraps-Gjorkos. Në fshatin Hekal, në Mallakastër situata është nën kontroll dhe po izolohet edhe vatra e fundit aktive. Po vijon operacioni për kapsulimin e vatrave në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, në Vlorë. E vështirë është puna e forcave të emergjencave për shkak të terrenit në fshatin Buz, në bashkinë Memaliaj. Por përhapja e zjarrit është e dobët, pasi zjarri ndodhet mes dy zallishteve. Është arritur të izolohet plotësisht zjarri në malin e Gjallicës në njësinë administrative Shtiqen, në Kukës. Po ashtu janë vënë tërësisht nën kontroll flakët dhe vatrat në fshatin Mandaj, në njësinë administrative Helmas në Kavajë,"-bën me dije Ministria e Mbrojtjes.

niko peleshi zjarre ne shqiperi

Sondazh

Poll