Aktualitet

Vrau me thikë bashkëjetuesen/ Gjykata e Elbasanit dënon me burgim të përjetshëm Ramiz Micin

37-vjeçari Ramiz Mici vrau me thikë bashkëjetuesen e tij, nënë e dy fëmijëve.

26 Korrik 2023, 17:01 Nga k.m.
Vrau me thikë bashkëjetuesen/ Gjykata e Elbasanit dënon me burgim
Ramiz Mici

ELBASAN- Gjykata e Elbasanit dënon me burgim të përjetshëm Ramiz Micin duke e deklaruar fajtor për veprën penale “vrasje për shkak të rrethanave familjare”. Kjo pasi 37-vjeçari Ramiz Mici vrau me thikë bashkëjetuesen e tij, nënë e dy fëmijëve.

Nëna e dy fëmijëve, të moshës 37 vjeç, u qëllua në gjoks dhe në kokë me armë të ftohtë nga Ramiz Mici, i cili sapo kreu krimin, u largua, duke lënë gjithçka në vend, përfshi edhe kuletën “Hugo Boss” dhe paratë që gjendeshin në të, si dhe telefonin. Babai i Jetlirës i tha Policisë e bija ishte ndarë dy vite më parë nga bashkëshorti i parë dhe vendosi të bashkëjetojë me Ramizin.

Në këto debate, sipas policisë, gruaja nga martesa e parë ka marrë dy fëmijët e Ramizit, për këtë arsye dhe Ramizi ka shkuar ne Greqi. Policia thotë se kur bashkëjetuesi u kthye nga Greqia, ata u pajtuan sërish dhe nisën bashkëjetesën deri ditën kur u grindën sërish dhe gruaja kërkoi ndihmën e policisë. Derisa i mori jetën...

ramiz mici etlira elezi

Sondazh

Poll