Art&Argëtim

Johnny Depp u gjet pa ndjenja në një hotel në Budapest, zbulohet shkaku

Sipas burimeve raportohet se gjendja shëndetësore e aktorit dyshohet se u përkeqësua pasi ai kishte abuzuar me substancat narkotike.

26 Korrik 2023, 16:00 Nga f.i
Johnny Depp u gjet pa ndjenja në një hotel në Budapest, zbulohet
Johnny Depp

SHBA- Aktori Johnny Depp së fundmi i është përkushtuar muzikës, duke u bërë pjesë e grupi muzikor ‘Hollywood Vampires’, por turneu i tyre nuk ka shkuar dhe aq mirë. Mediat e huaja shkruajnë se ‘Hollywood Vampires’  së fundmi është detyruar që të anulojë shfaqjen e tyre në Budapest për shkak të Johnny Depp, i cili mësohet se u gjet pa ndjenja në hotel.

"Gjithçka që kemi dëgjuar është se Depp ishte aq i keq sa nuk mundi të dilte as nga hoteli. Dëgjuam gjithashtu se ata thirrën një mjek për të parë nëse ai kishte diçka më të keqe apo se ata thjesht po reagonin si të tepruar ndaj yjeve të rock-ut." -ka thënë një burim për Blikk.

Sipas burimeve raportohet se gjendja shëndetësore e aktorit dyshohet se u përkeqësua pasi ai kishte abuzuar me substancat narkotike. Kjo nuk është hera e parë që Depp ka pasur probleme me alkoolin dhe drogën pasi një gjë e tillë u bë e ditur edhe në gjyqin kundër bashkëshortes së tij, Amber Heard.

johnny depp

Sondazh

Poll