26 Korrik 2023, 15:55
Nga f.i
foto ilustruese
TIRANË- Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka kërkuar nga kompanitë që zhvillojnë transportin detar përmes trageteve të kenë kujdes mbi të dhënat personale që përpunojnë.
Një ankesë pranë kësaj zyre mbi të dhënat që përpunohen nga kompanitë dhe detajet që mbahen shënim pas çdo bilete të prerë ka bërë që Komisioneri të zhvillojë hetim pranë njërës prej kompanive duke konstatuar se janë një sërë elementesh që lidhen me sigurinë të cilat duhet të përmirësohen.
Një dokument i printuar që përmban detaje si “emër”, “mbiemër”, “gjinia”, “shtetësia”, “datëlindja”, “vendbanimi”, “Nr. ID”, “kodi i udhëtimit”, “data e udhëtimit” dhe “trageti” është bërë shkak për këtë sinjalizim. Komsioneri në vlerëson se dokumenti përmban të dhëna të përmbledhura për pasagjerët e dy linjave të transportit detar Adria Ferries dhe GNV.
Komisioneri ka konstatuar se kompania lidh kontrata edhe me palë të treta për shitjen e biletave. Kontrolluesi për shitjen e biletave operon në të gjithë territorin e Shqipërisë nëpërmjet agjentëve/brokerave. Rezulton se, me kërkesë të Kontrolluesit pranë kompanisë “mëmë” krijohet dhe administrohet në sistemin elektronik “Booking vers.2021” çdo llogari e agjentëve që operojnë në Shqipëri.
“Nga verifikimi, në vend, i sistemit “Booking vers.2021”, rezulton se, ndër të tjera, të dhënat personale për personat të cilët kanë rezervuar një biletë udhëtimi, ruhen pa afat, në kundërshtim me parimet e mbrojtjes së të dhënave personale të parashikuara në germën “d” të pikës 1, të nenit 5 të Ligjit” -thuhet në dokumentin e Komsionerit.
Komsioneri ka lënë afat për zbatimin e këtyre rekomandimeve për kompanitë në fjalë ku për një pjesë prej tyre masat duhet të merren në harkun e dy javëve ndërsa për disa të tjera një afat më i gjatë që shkon në një muaj ose një muaj e gjysmë.
Marrë nga Monitor
e drejta e informimit te dhenat personale
Aktualitet
26 Korrik 2023, 15:36
Francesco Becchetti dhe Edi Rama
TIRANË- Duket se çështja “Becchetti” ka futur në një zinxhir borxhesh institu...
Aktualitet
26 Korrik 2023, 15:26
f.i
pamje nga ngjarja
KSAMIL- Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare,kanë...
Aktualitet
26 Korrik 2023, 15:10
plazhi i Qeparos
Një pushuese me inicialet E. D., 69-vjeçe ka humbur jetën në plazhin e Qeparos. Burimet e policisë bëjn&e...
Aktualitet
26 Korrik 2023, 14:58
Alfred Elezi
LEZHE- Alfred Elezi, Drejtori i Komanduar ne Drejtorinë Vendore te Policise Lezhë, ka marrë sot emërimin për të ...
Aktualitet
26 Korrik 2023, 14:40
nderhyrja nga mjeket
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë një histori suksesi nga bluzat e bardha, të cilët kanë kryer nj&...
Aktualitet
26 Korrik 2023, 14:02
Vrasja e një 24-vjeçari shqiptar në lagjen Forcellini
ITALI-Një arsye banale dyshohet se u bë shkak për sherrin masiv mes s...
Aktualitet
26 Korrik 2023, 14:04
a.l
Xhojsi Lamaj
Xhojsi Lamaj, kursanti për Patrullë të Përgjithshme në Akademinë e Sigurisë u vlerësua me Certifikat&...
Aktualitet
26 Korrik 2023, 14:00
shtetasja kolumbiane
TIRANË- Një shtetase kolumbiane ka zgjedhur një formë të pazakontë të protestës, duke dalë...
Aktualitet
26 Korrik 2023, 13:40
zjarri ne Mallakaster
MALLAKASTËR- Një tjetër vatër zjarri sapo është ndezur në fshatin Hekal të Mallakastrës...
Aktualitet
26 Korrik 2023, 13:23
A.B
Sektori i turizmit po përjeton në 2023-n vitin më të mirë historik deri tani. Të dhënat e fundit të publikuara nga INS...