Aktualitet

Vettingu/ Alfred Elezi në vend të Vehbi Bushatit në krye të policisë Lezhë

Elezi u komandua si drejtor, pas shkarkimit nga Vettingu të ish-drejtorit Vehbi Bushati më 30 maj të këtij viti.

26 Korrik 2023, 14:58 Nga DOSJA
Vettingu/ Alfred Elezi në vend të Vehbi Bushatit në krye të
Alfred Elezi

LEZHE- Alfred Elezi, Drejtori i Komanduar ne Drejtorinë Vendore te Policise Lezhë, ka marrë sot emërimin për të qenë në krye të këtij institucioni pas largimit të Vehbi Bushatit. Elezi u komandua si drejtor, pas shkarkimit nga Vettingu te ish-drejtorit Vehbi Bushati më 30 maj të këtij viti.

Vehbi Bushati ushtroi detyrën si drejtor i Drejtorisë Vendore të Lezhës për 1 vit e dy muaj. Bushati u largua nga detyra e drejtorit të Policisë së Lezhës në vendimin e parë të dhënë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pas rinisjes së Vetting-ut në Policinë e Shtetit. 

Ai nuk kishte plotësuar dhe dorëzuar formularët e deklarimit të pasurisë, kontrollit të figurës dhe aftësive profesionale sipas rregullave të miratuara së fundmi. AMP citonte se Vehbi Bushati kishte paraqitur deklaratën e interesave private periodike vjetore në ILDKPKI, një format që është për vlerësim periodik dhe jo kalimtar që duhet të bënte.

Sondazh

Poll