Art&Argëtim

Çfarë ndodhi? Aktori Agron Llakaj përfundon në ugjencë: Halli e deshi! Kalova disa orë...

Aktori ka treguar se arsyeja nuk ishte gjendja e tij shëndetësore, por një ngjarje e pakëndshme.

26 Korrik 2023, 14:35 Nga f.i
Çfarë ndodhi? Aktori Agron Llakaj përfundon në
Agron Llaka

TIRANË- Aktori Agron Llakaj ka përfunduar mbrëmjen e djeshme në urgjencë ku ka kaluar disa orë. Ka qenë vetë aktori i cili me anë të një postimi në rrjetin social Instagram ka treguar se nuk ishte gjendja e tij shëndetësore arsyeja, por një ngjarje e pakëndshme.

Postimi i plotë:

Kjo fotografi eshte per ilustrim.

Ngjarje te Urgjenca e QSUT ne mesnate.

Halli e deshi te shkoja per disa ore te mira ne urgjence..,ne holl dhe dhoma shume njerez, pesefishi i pacienteve…,te gjithe kerkojne ndihme, mjeke dhe infermiere qe nxitojne, vrapojne ne ndihme te te semureve, njerez qe bertasin ne kerkim te ndihmes…,nderkohe vjen nje djale nga keta te fortet qe shoqeronte te atin dhe kerkonte vemendje me insistim..

I forti-doktooor?!ooo,eeeej!

(vjen doktori)

doktori-urdhero perse bertet?!

i forti-plasi syte, po me vdes babai!

doktori-nuk vdes babai pa merak, ja te lirohet nje shtrat dhe do e shikojme vec mos bertit?!

I forti-ore merr vesh ti,me ke flet keshtu e?! Une te martoj tetem!

doktori-dakord!sherojme babane sot dhe neser martoma ‘tetem’!

(Pas rreth 1 ore i forti me babane u larguan nga urgjenca pasi moren dhe sherbimin)

Halli ndoshta na erreson syte dhe logjiken, por per mua Ata mjeke dhe infermiere jane heronj, te mite, te tute dhe tanet.

Kur e pyeta doktorin-Ku e gjen forcen e durimit per ate lloj komunikimi?!

Me tha -Kur futem ne pune bej nderrim gjaku, fus gjak nordik dhe heq gjakun tim prej shqiptari…,se ndryshe do sherbenim me automatik.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Agron Llakaj (@agronllakajofficial)

 

agron llaka

Sondazh

Poll