Aktualitet

Digjen të mbjellat me ullinj në Hekal të Mallakastrës, terreni i vështirë pengon zjarrfikëset

Zjarri favorizohet edhe nga era e fortë, ndërsa terreni i vështirë e bën thuajse të pamundur fikjen e flakëve me mjete zjarrfikëse. Aktualisht po punohet me pompa dore dhe mjete rrethanore.

26 Korrik 2023, 13:40 Nga DOSJA
Digjen të mbjellat me ullinj në Hekal të Mallakastrës,
zjarri ne Mallakaster

MALLAKASTËR- Një tjetër vatër zjarri sapo është ndezur në fshatin Hekal të Mallakastrës. Burimet bëjnë me dije se flakët janë përhapur në një zonë kodrinore, e mbjellë kryesisht me ullinj. 

Zjarri favorizohet edhe nga era e fortë, ndërsa terreni i vështirë e bën thuajse të pamundur fikjen e flakëve me mjete zjarrfikëse. Aktualisht po punohet me pompa dore dhe mjete rrethanore.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët zjarrfikës të Bashkisë Mallakastër, për të fikur zjarrin.

Sondazh

Poll