Aktualitet

I vihet qëllimisht zjarri një banese në Shkodër, pronari njofton policinë

Blutë e Shkodrës thonë paraprakisht se ka dyshime që zjarri është vënë qëllimisht, ndërsa grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

26 Korrik 2023, 13:05 Nga m.s
I vihet qëllimisht zjarri një banese në Shkodër, pronari
policia Shkoder

SHKODËR- Në Shkodër, një banese i është vënë zjarri qëllimisht. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:45 në lagjen Guerrile, ku pronari i banesës me inicialet D. L., 26-vjeç, ka njoftuar se kishte zjarr në derën e banesës së tij (derë me xham) dhe për pasojë ishte thyer xhami i kësaj dere.

Blutë e Shkodrës thonë paraprakisht se ka dyshime që zjarri është vënë qëllimisht, ndërsa grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

shkoder zjarri

Sondazh

Poll