Aktualitet

Zjarri del jashtë kontrollit, policia shuan flakët me degë pemësh (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndarë me ndjekësit në Facebook disa pamje, ku shihen forcat policore që shuajnë flakët e zjarrit me degë pemësh.

26 Korrik 2023, 12:03 Nga m.s
Zjarri del jashtë kontrollit, policia shuan flakët me degë
policia shuan zjarrin me dege pemesh

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndarë me ndjekësit në Facebook disa pamje, ku shihen forcat policore që shuajnë flakët e zjarrit me degë pemësh. Sikundër shihet qartë nga pamjet në fjalë, flakët e zjarrit kanë pushtuar zonën, duke e bërë gati të pamundur ndërhyrjen. Por policia nuk ndalet, duke vijuar të qëndrojë në krye të detyrës, madje duke vënë edhe jetën në rrezik. 

Aty nuk duken as forcat zjarrfikëse, dhe as helikopteri Cougar. Për shkak të temperaturave të larta, shuarja e flakëve ka qenë e vështirë.

Bashkëngjitur kësaj videoje, kryedemokrati Berisha shkruan: Luftë me zjarrin si në mesjetë! Zjarrëfikset në tako! Aeroplani (Ismaili) është per ndenjëset e Ramës! Turp dhe krim!

 

sali berisha zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll