Aktualitet

Zjarri në Peshtan të Fierit përpin pyllin/Shpërthejnë municionet luftarake, ushtria rrethon zonën

Kur pylli është përfshirë nga flakët, janë dëgjuar shpërthime të fishekëve, ndërsa arkat me municion kanë dalë edhe në aksin rrugor.

26 Korrik 2023, 11:20 Nga DOSJA
Zjarri në Peshtan të Fierit përpin pyllin/Shpërthejnë
ushtria rrethon zonen

FIER- Pas marrjes së njoftimit për shpërthimin e municioneve luftarake në Peshtan të Fierit, menjëherë në zonë kanë mbërritur forca të shumta të policisë. Municionet ndodheshin pranë rrugës Fier- Cakran. Ende nuk ka informacione zyrtare se kujt periudhe i përkasin, por ka dyshime se janë fshehur në këtë zonë nga trazirat e vitit ‘97. 

Shpërthimi i fishekëve është dëgjuar edhe një ditë më parë, ndërsa një sasi e madhe e tyre si pasojë e flakëve kanë dalë edhe në rrugë. Kur pylli është përfshirë nga flakët, janë dëgjuar shpërthime të fishekëve, ndërsa arkat me municion kanë dalë edhe në aksin rrugor.

 

Sondazh

Poll