Aktualitet

Mbolli 338 bimë kanabisi në tokën e tij në fshatin Gjadër, në pranga 44-vjeçari

Gjatë kësaj faze, si rezultat i kontrolleve nga toka dhe me dronë, në fshatin Gjadër njësia administrative Dajç, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara 338 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

26 Korrik 2023, 11:19 Nga A.B
Mbolli 338 bimë kanabisi në tokën e tij në fshatin
Kanabis

LEZHË- Finalizohet operacioni policor antikanabis në Lezhë, i koduar 'Imazhi'. 

Gjatë kësaj faze, si rezultat i kontrolleve nga toka dhe me dronë, në fshatin Gjadër njësia administrative Dajç, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara 338 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe ndalimi i autorit të dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve narkotike, shtetasit R. V., 42 vjeç, banues në fshatin Kukel, Shkodër. Vijon puna hetimore për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Lezhë/Vijon megaoperacioni policor antikanabis i koduar "Imazhi". Finalizohet faza e 31-të, si rezultat i kontrolleve me dron dhe me forca policore në terren. Asgjësohen nëpërmjet djegies, në total 338 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në një parcelë toke në fshatin Gjadër, Lezhë.

Identifikohet dhe ndalohet autori i dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve.

Në zbatim të planit operacional me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kanë organizuar dhe finalizuar fazën e 31-të të megaoperacionit policor antikanabis në nivel qarku, të koduar "Imazhi". Gjatë kësaj faze, si rezultat i kontrolleve nga toka dhe me dronë, në fshatin Gjadër njësia administrative Dajç, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara 338 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe ndalimi i autorit të dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve narkotike, shtetasit R. V., 42 vjeç, banues në fshatin Kukel, Shkodër. Vijon puna hetimore për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

lezhe kanabis

Sondazh

Poll