Aktualitet

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë! Ai do na vrasë si Dan Hutra

Nëna e Jetmirës, u shpreh se autorit i duhej dhënë dënimi i përjetshëm, pasi në momentin që do dalë nga burgu, do i vrasë dhe ato.

26 Korrik 2023, 11:00 Nga A.B
Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e
Nena e viktimes

TIRANË- Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë, ka dënuar me 28 vite burg Agron Tanushin, i cili vrau kunatën e tij me dy urdhër mbrojtje Jetmira Hasanin, duke rrëzuar vendimin e Shkallës së Parë.

Familjarët e të ndjerës të cilët kërkonin dënim maksimal dhanë një deklaratë për mediat. Nëna e Jetmirës, u shpreh se autorit i duhej dhënë dënimi i përjetshëm, pasi në momentin që do dalë nga burgu, do i vrasë dhe ato.

'Shteti ta dënojë përjetë, kemi frikë. Ai na shau në gjykatë, një herë na vrau....

Ky në rrugë na shante, tani ca të bëjmë ne? Ta vrasim? Doli Dan Hutra, vrau disa, a kështu do bëjmë dhe ne? Unë nuk i kërkoj gjë shtetit, e vras. Janë ngjarje që nuk kanë si të jenë ndryshe. Ai dënohet 28 vite. 

Ne thamë të gjitha gjërat që ai ka bërë. Nëse mundem ia jap unë dënimin, po ai është më i zoti, se është mësuar të vrasë'- tha nëna e Jetmirës./Dosja.al

jetmira hasani agron tanushi

Sondazh

Poll