Aktualitet

Operacion me urdhër të SPAK në Tiranë, mashtruan përmes call-center, 7 në pranga

Operacioni u krye pas urdhrit të SPAK, për arrestimin e kontrollin e banesave të disa personave që kanë mashtruar qytetarët europianë nëpërmjet thirrjeve telefonike të call centerave.

26 Korrik 2023, 09:48 Nga A.B
Operacion me urdhër të SPAK në Tiranë, mashtruan përmes
Foto ilustruese

TIRANË- Shtatë persona kanë përfunduar në pranga si pasojë e një operacioni që është zhvilluar mëngjesin e sotëm në Tiranë, nga Policia e Shtetit dhe Forcat Operacionale.

Sipas raportimeve të 'Top Channel', operacioni u krye pas urdhrit të SPAK, për arrestimin e kontrollin e banesave të disa personave që kanë mashtruar qytetarët europianë nëpërmjet thirrjeve telefonike të call centerave.

Në operacion kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga autoritetet italiane që sollën informacionin./Dosja.al

operacion kunder call centerave

Sondazh

Poll