Aktualitet

Vidhte energjinë elektrike për resortin e tiji, procedohet biznesmeni në Tiranë

Objekti është konstatuar me ndërhyrje në matës.

26 Korrik 2023, 08:58 Nga A.B
Vidhte energjinë elektrike për resortin e tiji, procedohet biznesmeni
Punonjesit

TIRANË- Një biznesmen në Sauk është proceduar penalisht nga ana e Policisë së Shtetit pasi në biznesin e tij, resort, është konstatuar nga ana e OSSH që abuzohej me energjinë elektrike. Bëhet me dije se objekti është konstatuar me ndërhyrje në matës. Strukturat e Verifikim – Matje të OSSH Tiranë, në vazhdën e kontrolleve për subjekte që abuzojnë me energjinë elektrike, kanë proceduar në polici një biznes “resort” në zonën e Saukut.

Nga kontrollet e ushtruara në objekt, u konstatua “ndërhyrje në matës” në disa pjesë. Në prani të oficerit të policisë gjyqësore dhe forcave të rendit, u procedua me provat dhe procesverbalin përkatës.

OSSH ka intensifikuar kontrollet në terren, me qëllim reduktimin e humbjeve dhe disiplinimin e abonentëve./Dosja.al

oshee biznes tirane

Sondazh

Poll