Aktualitet

Tiranë/ I vidhte të atit paratë në mënyrë të vazhdueshme, pranga 18-vjeçarit

Pas kallëzimit të marrë nga 45-vjeçari, se në banesën e tij i kishin vjedhur një shumë parash, u bë i mundur arrestimi i djalit të tij me inicialet R. U., 18-vjeç banues në Vaqarr, Tiranë.

26 Korrik 2023, 08:40 Nga m.s
Tiranë/ I vidhte të atit paratë në mënyrë të
parate e sekuestruara

TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 18-vjeçar, pasi i vidhte të atit shuma të ndryshme parash. Në sajë të operacionit të koduar "House", janë sekuestruar 104 000 lekë të rinj, të cilat ky shtetas i kishte vjedhur një ditë më parë, në banesë. Pas kallëzimit të marrë nga 45-vjeçari, se në banesën e tij i kishin vjedhur një shumë parash, u bë i mundur arrestimi i djalit të tij me inicialet R. U., 18-vjeç banues në Vaqarr, Tiranë.

NJOFTIMI

I vodhi në mënyrë të vazhdueshme, shuma parash, babait të tij, në banesë, vihet në pranga 18-vjeçari. Sekuestrohen 104 000 lekë të rinj, të cilat ky shtetas i kishte vjedhur një ditë më parë, në banesë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas kallëzimit të marrë nga një 45-vjeçar, se në banesën e tij i kishin vjedhur një shumë parash, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "House". Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi i shtetasit R. U., 18 vjeç banues në Vaqarr, Tiranë. Nga veprimet hetimore dyshohet se 18-vjeçari, në mënyrë të përsëritur, ka vjedhur në banesë, në fshatin Lalm, shuma të ndryshme parash të babait të tij. Ditën e djeshme, dyshohet se ai ka vjedhur 104 000 lekë të rinj, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. 

policia tirane vjedhje parash

Sondazh

Poll