Aktualitet

Zjarret 'aktive' në Shqipëri! Zjarrëfikësit dhe helikopteri Cougar 'në luftë' me flakët në Peshtan e Kreshpan

Në zonë ndodhen 6 mjete zjarrfikëse, 80 forca ushtrie dhe në ndihmë të tyre është edhe helikopteri Cougar.

26 Korrik 2023, 08:21 Nga A.B
Zjarret 'aktive' në Shqipëri! Zjarrëfikësit dhe
Foto ilustruese

FIER- Edhe sot zjarret janë aktive në vendin tonë. Masivet pyjore të Peshtanit dhe Kreshpanit në Fier vijon të jetë në pushtetin e flakëve.

Një vatër e cila ka qëndruar aktive përgjatë natës ka marrë përhapje më të gjerë duke rrezikuar edhe banesat në Kraps por u neturalizua shpejt nga zjarrfikësit. Në zonë ndodhen 6 mjete zjarrfikëse, 80 forca ushtrie dhe në ndihmë të tyre është edhe helikopteri Cougar.


Tri banesat në fshatin Kraps në Fier u dogjën të martën si pasojë e zjarreve masive që përfshinë zonën. Nga flakët, u shkrumbuan dhe mijëra hektarë me pyje. Pavarësisht ndërhyrjes forcat zjarrfikëse e patën të pamundur neutralizimi e vatrave të zjarrit të cilat prej pesë ditësh vijonin të përhapeshin në të gjithë zonën. /Dosja.al

zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll