Aktualitet

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, mjeti përplaset me mbrojtëset metalike, 3 të rinj dërgohen te Trauma

Drejtuesi i mjetit ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë me fraktura në kokë e dëmtime të ndryshme.

26 Korrik 2023, 07:23 Nga A.B
Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, mjeti përplaset
Aksident

FUSHË-KRUJË- Një aksident i rëndë ka ndodhur pas mesnate në aksin Vorë-Fushë Krujë në afërsi të fshatit Hasan. Mjeti tip ‘Benz’ e cila drejtohej nga Indrit Mahmuti 23-vjeç ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbrojtëset metalike të rrugës të cilat e kanë ndarë thuajsë në dysh autoveturën.

Drejtuesi i mjetit ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë me fraktura në kokë e dëmtime të ndryshme. Po ashtu, edhe dy personat e tjerë që ishin në mjet kanë marrë lëndime të shumta. 

Shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e madhe me të cilin po udhëtonte mjeti. Për të nxjerrë të rinjtë nga mjeti është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve./Dosja.al

aksident ne fushe kruje indrit mahmuti

Sondazh

Poll