Aktualitet

Zjarret në Vlorë, shefi i zjarrfikësve: Jemi i njëjti personel prej 3 ditësh, e kemi të pamundur ta përballojmë

Luan Kapaj tha situata është shumë e vështirë për t’u vënë në kontroll dhe e kanë të pamundur pasi janë i njëjti personel prej tre ditësh.

25 Korrik 2023, 21:05 Nga k.m.
Zjarret në Vlorë, shefi i zjarrfikësve: Jemi i njëjti
Luan Kapaj

VLORË- Zjarret duket se kanë pushtuar Shqipërinë edhe këtë vit. Situata duket më e rënduar në Vlorë dhe në Fier, ku ka edhe vatra zjarri që prej ditësh janë aktive. Shefi i zjarrfikësve, Luan Kapaj ka treguar për "ABC News" se situata është shumë e vështirë për t’u vënë në kontroll dhe e kanë të pamundur pasi janë i njëjti personel prej tre ditësh.

“Në momentin që flasim ky zjarr po vazhdon prej disa orësh dhe është shumë i vështirë për ta vënë në kontroll, sepse era e fortë bën të mundur shpërndarjen e flakëve të zjarrit, sepse po djeg vreshta, ullinj dhe pemë frutore, çdo gjë që gjen përpara. Rrezikon banesa, rrezikon çdo gjë. Terreni është shumë i vështirë sepse shkurret janë të dendura. Prej tre ditësh jemi të njëjtat forca që po merremi me flakët. E kemi të pamundur ta përballojmë nga ana fizike sepse janë disa fshatra që janë përfshirë nga flakët. Ne jemi 30 punonjës operues që po punojnë për shuarjen e flakëve,”- u shpreh ai.

dekorohet luan kapaj luan kapaj

Sondazh

Poll