Aktualitet

Zjarret në Fier/ flet kreu i Emergjencave Civile: Deri dje e kishim nën kontroll, sot situata problematike. Emergjencë kombëtare

Haki Çako tha se dje zjarri në Frakull dhe Kraps ka qenë në kontroll, por sot situata paraqitet më problematike.

25 Korrik 2023, 20:51 Nga k.m.
Zjarret në Fier/ flet kreu i Emergjencave Civile: Deri dje e kishim
Haki Çako

TIRANË- Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, ndodhet sot në qarkun e Fierit, aty ku në disa fshatra situata me zjarrin është bërë problematike. Në një deklaratë për mediat e pranishme, Çako tha se dje zjarri në Frakull dhe Kraps ka qenë në kontroll, por sot situata paraqitet më problematike. Duke e cilësuar situatën edhe si emergjencë kombëtare. 

“Është dita e katërt që zjarret kanë përfshirë zonën pyjore të Frakullës dhe Krapsit. Është një zjarr masiv që sot ka marrë përmasa më të mëdha, megjithëse gjatë ditës së djeshme e kishim në kontroll. Deri tani nuk kemi pasur dëme në njerëz, janë dëmtuar dy godina të braktisura,”- tha ai.

Aktualisht në terren ndodhen 8 mjete zjarrfikëse dhe forca të ushtrisë te cilat po përpiqen të mbajnë nën kontroll vatrat e vogla aktive pas ndërhyrjes nga ajri.

haki çako zjarre ne shqiperi

Sondazh

Poll