Aktualitet

Muri antik i rrethuar me beton, Meçollari: Ja si e mbron shteti trashëgiminë historike

Në një reagim në llogarinë e tij në Facebook, Meçollari ka postuar disa fotografi nga Muri Antik në vitin 2020 dhe vitin 2022, duke e krahasuar me sot që e gjithë zona është e rrethuar nga betoni dhe materialet e portit.

25 Korrik 2023, 20:45 Nga k.m.
Muri antik i rrethuar me beton, Meçollari: Ja si e mbron shteti
Muri Antik

TIRANË- Ish-komandanti i Flotës Detare, Artur Meçollari ka publikuar një foto nga rrethimi i murit Antik në Porto Romano me beton, e cila është cilësuar si "trashëgimni kulture” dhe supozohej të ruhej nga shtetit. Por kjo gjë nuk ka ndodhur!

Në një reagim në llogarinë e tij në Facebook, Meçollari ka postuar disa fotografi nga Muri Antik, gjithashtu i  njohur edhe si Porta e Madhe, nga viti 2020 dhe vitin 2022, duke e krahasuar me sot që e gjithë zona është e rrethuar nga betoni dhe materialet e portit.

POSTIMI I PLOTË:

Ja si e mbron shteti trashëgiminë historike. Muri Antik në Porto Romano qënka dhe Monument Kulture që mbrohet nga Shteti. Dikur i rrethuar me një gardh druri dhe tabelë ku thuhet "Monument Kulture - Mbrohet nga Shteti", sot i rrethuar nga betoni dhe materialet e portit MBM.

muri antik porto romano

Sondazh

Poll