Aktualitet

Greqi/ Shqiptari rrëzohet nga shkallët dhe humb jetën në vend. Askush s'e kishte parë, e kuptuan nga era e keqe

Ngjarja ka ndodhur të hënën, por mesa duket askush nuk e ka vënë re!

25 Korrik 2023, 20:23 Nga k.m.
Greqi/ Shqiptari rrëzohet nga shkallët dhe humb jetën në
Foto ilustruese

GREQI- Një 51-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Greqi pasi është rrëzuar nga shkallët, nga një lartësi 4-5 metra nga një shkallë e palosshme, teksa po punonte në shtëpinë e tij në qendër të qytetit.

Ngjarja ka ndodhur të hënën, por mesa duket askush nuk e ka vënë re! Sipas mediave greke, trupi i fatkeqit nga era e pakëndshme është gjetur sot të martën në dekompozim të avancuar, për shkak të temperaturave të larta. Ai është dërguar në spitalin e Naousës për autopsi, ku janë konstatuar lëndime në tru. Këto të shkaktuara prej rrëzimit.

 

greqi

Sondazh

Poll