Aktualitet

Pushuesi nga Kosova rrezikon mbytjen në det në Shëngjin

Sipas të dhënave paraprake, 42-vjeçari kishte shkuar në thellësi dhe për pasojë rrezikoi jetën. 

25 Korrik 2023, 20:15 Nga k.m.
Pushuesi nga Kosova rrezikon mbytjen në det në Shëngjin
Foto ilustruese

SHËNGJIN- Një tjetër turist nga Kosova rreth 42 vjeç ka rrezikuar jetën sot në ujërat e bregdetit të Shëngjinit në zonën e Ranës së Hedhun. Sipas të dhënave paraprake, 42-vjeçari kishte shkuar në thellësi dhe për pasojë rrezikoi jetën. 

Por shpëtoi, pasi ndërhyrjes së Policisë me skaf.

Pas nxjerres në breg është marrë menjëherë nga ambulanca dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Lezhës ku është nën kujdesin e mjekëve.

shengjin lezhe

Sondazh

Poll