Aktualitet

Newsroom/ Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi analizon aplikacionin më të ri, Threads, në Newsroom.

25 Korrik 2023, 19:46 Nga Dosja.al
Newsroom/ Eksperti i IT: Çdo rrjet është i
Tomi Kallanxhi

TIRANË- Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi ka folur lidhur me të ardhmen e rrjetit më të ri social të lancuar nga Mark Zuckerberg, Threads. Në "Newsroom", Kallanxhi tha se edhe ky rrjet social do të jetë i përkohshëm, ashtu si shumë të tjerë para tij. Ndaj sipas tij, mënyra më efektive për të pasur sukses është shpërndarja e vlerave.

"Çdo gjë në social media është e përkohshme, nga viti 2005 ishte Hi5, doli MySpace, u lancua Facebook. Trending ishte Facebook deri në 2014. U bë trend Instagrami, ra pastaj dhe erdhi TikTok. Tani erdhi Threads. Kështu që ne duhet të ndajmë vetëm vlera dhe ti marrim me të mirën kësaj gjëse. Me rënien e influencës në TikTok, ata personazhe nuk do të jenë më dhe i ka rënë i gjithë reputacioni. Nëse do të qëndrosh në një kohë shumë të gjatë në treg duhet të ndash vlera. Shumica e njerëzve që kanë Threads, nuk kanë pasur kurrë një account në Twitter,"-tha Kallanxhi.

Për më shumë, ndiqni emisionin e plotë në kanalin zyrtar të Dosja.al në Youtube dhe në të gjitha rrjetet tona sociale, Dosja.al&Newsroom Albania.

*Newsroom është një program që për herë të parë diskuton problemet dhe sfidat e medias dhe gazetarisë shqiptare.

tomi kallanxhi newsroom

Sondazh

Poll