Aktualitet

Newsroom/ Gazetarja Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, por s’ia dolën

Klaudia Karabolli tha se edhe gazetarë kanë provuar që t'i bashkohen platformës por nuk ia kanë dalë pasi nuk i janë përmbajtur rregullave.

25 Korrik 2023, 19:12 Nga Dosja.al
Newsroom/ Gazetarja Karabolli: Shqipëria do kohë të
Klaudia Karabolli

TIRANË- Tik Tok ka shënuar sukses në të gjithë botën por në Shqipëri ka ende nevojë për përshtatje. Gazetarja Klaudia Karabolli, në Newsroom të Dosja.al tha se vendi ynë do më shumë kohë që të përshtatet. Në emisionin e drejtuar nga Fjola Graçi tha se edhe gazetarë kanë provuar që t'i bashkohen platformës por nuk ia kanë dalë pasi nuk i janë përmbajtur rregullave.

"Tik Tok shërben për të informuar, por edhe për të disinformuar. Ka media që menjëherë janë përshtatur me TikTok. Mediat kanë menduar sesi do e përshtasin përmbajtjen e tyre në këtë rrjet social, jo si në Shqipëri që një video në format televiziv merret dhe publikohet në TikTok. I duhet pak kohë Shqipërisë që të përshtatet. Në momentin që një gazetar në Shqipëri nuk nxjerr dot në media që punon, materialin e TikTok-ut, prandaj e kanë provuar, nuk e kanë lënë pa hapur një account. Por duke hedhur me formatin e Youtube apo të TV, nuk kanë marrë shikime. Pra është çështja e përmbajtjes fillimisht. Nga ana tjetër iu duhet pak më tepër kohë për t'u përshtatur dhe për t'i thjeshtuar informacionet. Masa kërkon që t'i lexojë pak më thjeshtë informacionet,"-tha gazetarja.

Për më shumë, ndiqni emisionin e plotë në kanalin zyrtar të Dosja.al në Youtube dhe në të gjitha rrjetet tona sociale, Dosja.al &Newsroom Albania.

*Newsroom është një program që për herë të parë diskuton problemet dhe sfidat e medias dhe gazetarisë shqiptare.

klaudia karabolli newsroom

Sondazh

Poll