Aktualitet

Zjarr në Vlorë/ Digjen sipërfaqe me ullinj, rrezikohen banesat! Banorët: U shkaktua nga një shkëndijë elektrike

25 Korrik 2023, 19:07 Nga f.i
Zjarr në Vlorë/ Digjen sipërfaqe me ullinj, rrezikohen banesat!
pamje nga ngjarja

VLORË- Një zjarr ka përfshirë plantacionet me ullinj në fshatin Çeprat në Vlorë. Gjithashtu nga flakët është përfshirë edhe një zonë e pyllëzuar në fshatin Risili. 10 banesa në fshatin Risili janë te rrezikuara.

Raportohet se zjarri është pranë rrugës ku qarkullojnë automjetet dhe bëhet e vështirë për të kaluar. Era e fortë po ndihmon në përhapjen e flakëve, duke bërë që zjarri tu afrohet varrezave te qytetit.

Sipas banorëve zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Për këtë arsye kanë fikur edhe dritat në zonë.

‘Ra një shkëndijë elektrike dhe mori flakë atje. Rrezikohen edhe banesat edhe shtëpi edhe familje. Ajo zjarrfikësja nuk shuan asgjë.’- u shpreh një banor.

‘Rrezikojmë se thamë se do të vijë flaka këtej. Shkëndijë se çfarë ra. Ja dil në majë të bregut shiko se si është përvëluar.’- tha një tjetër.

‘Kam dy dynim ullinj,. Më janë djegur 160 rrënjë ullinj. Kalo zjarrfikësja këtu iku në Çepran! Iku çfarë do të bëjë zjarrfikësja.’-u shpreh një tjetër banor.

zjarret ne vlore

Sondazh

Poll