25 Korrik 2023, 17:45
Nga k.m.
Redjan Rraja
TIRANË- Redjan Rraja është dënuar me burgim të përjetshëm për rolin e tij si ekzekutor në atentatin ndaj ish-prokurorit Ardjan Ndoj më 1 nëntor të 2019. Vendimi u dha sot nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. GJKKO e pranoi pretencën e SPAK, të arsyetuar seancën e shkuar nga prokurori Adnan Xholi. Po ashtu, kërkesa u pranua edhe për 35 vite dënim për Arjol Halilin.
VENDIMI I PLOTË I GJKKO-së:
1.Deklarimin fajtor të të pandehurit Redjan Rraja për veprën penale "Vjedhja", kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 134, paragrafi i parë, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
1.1 Deklarimin fajtor të të pandehurit Redjan Rraja për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit'', kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278, paragrafi i parë, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim.
1.2 Deklarimin fajtor të të pandehurit Redjan Rraja për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit'', kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278 paragrafi i tretë, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.
1.3 Deklarimin fajtor të të pandehurit Redjan Rraja për veprën penale "Vrasja e funksionarëve publikë", mbetur në tentativë, në dëm të viktimës Arjan Ndoja, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/a e 22, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 35 (tridhjetë e pesë) vjet burgim.
1.4 Deklarimin fajtor të të pandehurit Redjan Rraja për veprën penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese" me pasojë vdekjen e shtetasit Andi Maloku dhe mbetur në tentativë në dëm të viktimës Aleksandër Laho (Pëllumb Muharremi), kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79, shkronja “dh”, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
1.5 Deklarimin fajtor të të pandehurit Redjan Rraja për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.
1.6 Në aplikim të nenit 55, paragrafi i parë i Kodit Penal, bashkimin e dënimeve dhe dënimin përfundimisht të të pandehurit Redjan Rraja me burgim të përjetshëm.
1.7 Në mbështetje të nenit 15, 16 pika 1, gërma a) të ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, këtë dënim, i pandehuri Redjan Rraja, ta kryejë në një Institucion të Sigurisë së Lartë.
2.Deklarimin fajtor të të pandehurit Ariol Halilaj për veprën penale "Vjedhja", kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 134, paragrafi i parë, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.
2.1 Deklarimin fajtor të të pandehurit Ariol Halilaj për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit'', kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278 paragrafi i parë, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
2.2 Deklarimin fajtor të të pandehurit Ariol Halilaj për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit'', kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278 paragrafi i tretë, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.
2.3 Deklarimin fajtor të të pandehurit Ariol Halilaj për veprën penale "Vrasja e funksionarëve publikë", mbetur në tentativë, në dëm të viktimës Arjan Ndoja, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/a e 22, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 30 (tridhjetë) vjet burgim.
2.4 Deklarimin fajtor të të pandehurit Ariol Halilaj për veprën penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese" me pasojë vdekjen e shtetasit Andi Maloku dhe mbetur në tentativë në dëm të viktimës Aleksandër Laho (Pëllumb Muharremi), kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79, shkronja “dh”, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 35 (tridhjetë e pesë) vjet burgim.
2.5 Deklarimin fajtor të të pandehurit Ariol Halilaj për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
2.6 Në aplikim të nenit 55, paragrafi i parë i Kodit Penal, bashkimin e dënimeve dhe dënimin përfundimisht të të pandehurit Ariol Halilaj me 35 (tridhjetë e pesë) vjet burgim.
Redjan Rraja, u arrestua si një nga autorët e dyshuar të atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoji, shoferit të tij, Andi Maloku, dhe Aleksandër Lahos alias Pëllumb Muharremit , i njohur edhe si “Rrumi” i Shijakut. Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “vrasje e funksionarëve publikë”, “vrasje e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”. Ai u arrestua në Shkodër, në pikën kufitare të Hanit të Hotit, në tentativë për t’u larguar drejt Malit të Zi, pasi u zbulua nga gjurmët e gishtërinjve, në mjetin e gjetur nga policia pas atentatit.
Si ndodhi atentati ndaj prokurorit?
Arjan Ndoja, bashkë me Landi Muharremin (Aleksandër Laho), dhe Andi Maloku ishin duke drekuar në zonën e plazhit në Durrës. Të tre, u nisën drejt Tiranës pas drekës dhe në zonën e mbikalimit të Shkozetit, u qëlluan nga një makinë Benz, në ecje, ku dyshohet se ka qenë brenda Redjan Rraja. Për pasojë u plagosën të tre, por në gjendje më të rëndë ishte Andi Maloku, i cili u bë mbrojtja e prokurorit Ndoja në atentat. Për shkak të plagëve të shumta, ai ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.
redjan rraja arrestohet redjan rraja redjan rraja kerkon lirine
Aktualitet
25 Korrik 2023, 17:24
k.m.
Ardian Mema
TIRANË- Një përgjim ambiental i realizuar në ambjentet e dhomave të shoqërimit në komisariatin e Pogradecit,...
Aktualitet
25 Korrik 2023, 17:32
a.l
Banorja e Fierit
FIER- Prej tre ditësh situata e zjarreve në pyllin me Pisha në Peshtan të Fierit ka dalë jashtë kontrollit d...
Aktualitet
25 Korrik 2023, 17:35
f.i
lumi Vjosa
TEPELENË- Pak muaj mbasi u shpall Park Kombëtar, situata e ndotjes vijon të jetë problematike në lumin Vjos&e...
Aktualitet
25 Korrik 2023, 17:20
f.i
pamje nga ngjarja
FIER- Deputeti i Partisë Demokratike në Qarkun e Fierit, Luan Baçi ka reaguar për situatën e vështir...
Aktualitet
25 Korrik 2023, 17:09
f.i
foto ilustruese
GJIROKASTËR- Një i moshuar në fshatin Shtëpëz, në Gjirokastër ka rënë pre e vjedhjes n&eu...
Aktualitet
25 Korrik 2023, 17:13
k.m.
Pamje nga aksidenti
TIRANË- Një 32-vjeçar është vënë në pranga të Policisë pasi ka vjedhur 2 makina bre...
Aktualitet
25 Korrik 2023, 17:06
k.m.
Temperatura
TIRANË- Temperaturat në Shqipëri kanë kapur pikun. Kur menduam se rekordi u vendos në Kuçovë me 50°C, ...
Aktualitet
25 Korrik 2023, 17:03
k.m.
Foto ilustruese
KURBIN- Një 64-vjeçar ka rënë prangat e policisë së Kubinit, nën akuzën e dhunës në fam...
Aktualitet
25 Korrik 2023, 16:30
f.i
pamje nga vendngjarja
GRAMSH- Një parcele me bimë mjekësore Levando në Gramsh i është vënë zjarri.
Dyshohet s...
Aktualitet
25 Korrik 2023, 15:38
foto ilustruese
LUSHNJE- Një 33-vjeçare nga Lushnja, prej dy ditësh është larguar nga banesa, e ndërsa familjarët nuk...