25 Korrik 2023, 17:24
Nga k.m.
Ardian Mema
TIRANË- Një përgjim ambiental i realizuar në ambjentet e dhomave të shoqërimit në komisariatin e Pogradecit, ka zbuluar ngacmimin seksual që Arian Mema, i ka bërë vajzës që e denoncoi. Gazetari Elton Qyno për
“Ora News” ka siguruar bisedën e përgjuar mes kallëzueses dhe Ardian Memës, ku i fundit i kërkon që të tërheqë denoncimin që i ka bërë.
“…tërhiqe denoncimin, se kam familje më more në qafë do më dënojnë…”.
Kaq ka mjaftuar që Arian Mema të implikojë veten e tij dhe menjëherë Policia t'i komunikojë masën "arrest me burg". Sipas dosjes hetimore, Arian Mema, e ka ngacmuar seksualisht vajzën e re në ambjentet e tualetit të hotel “E.”, aty ku vajza ishte punësuar si pastruese. Sipas dëshmisë së saj, Mema kishte shkuar për të rregulluar dushet diellorë të hotelit dhe pikërisht në banjon e hotelit e kishte ngacmuar seksualisht. Më pas, ajo pretendon se ishte detyruar me forcë nga Arian Mema, duke e çuar në motel dhe aty ka kryer marëdhënie seksuale.
“…nuk më kujtohet sa ka qënë data dhe muaji, por me Arjanin kam kryer dhe njëherë marrdhënie seksuale jashtë dëshirës time, i cili më ka marë në qytetin e Pogradecit dhe më ka shpënë në një motel…Arian Mema, është thirrur nga pronarët për të rregulluar dushin diellor. Ai e dinte që unë punoja aty. Mbasi rregulloi diellorin ai më ka thëne mua që: “…hajde në banjë të shikosh si nxirret uji ngrohtë nga i ftohti…Dhe unë kam vajtur. Në këtë moment, Ariani më ka kapur nga gjoksi, por unë i kam thënë mos më prek dhe jam larguar. Më pas nuk janë ndjerë mirë dhe më ka rënë të fikët…,”-ka treguar 25-vjeçarja.
Në dëshminë e dhënë në ambjentet e urgjencës të spitalit Pogradec, vajza e re ka treguar se jeton në fshatin Lin, me nënën dhe motrën. Ajo ka qënë e martuar, por siç ka treguar në Polici është divorcuar se ai nuk e trajtonte mirë.
“…Unë së bashku me motrën kam qënë duke rregulluar tubën e ujit tek liqeni dhe Ariani, na pa atje e më ka thënë mua se do vij unë të ta rregulloj, por unë nuk kam pranuar që të vinte Arjani të rregullonte tubën. E mësova emrin, që e kishte Arian pasi u prezantua si shoku i babait tim, që më ka ndëruar jetë. Në bisedë e sipër, Ariani më ka thënë se unë do të bëj një djalë nga fisi tim, nga ana bashkëshortes dhe ai më kërkoi dhe numrin e telefonit. Pastaj Ariani nxirrte justifikime më thoshte mua së është i madh ai djalë dhe filloi të më gënjente. Por pasi doli mamaja unë isha mbrapa dhe më ka kapur për faqe më ka ngacmuar. Ariani mua më dërgonte mesazhe për takim, por unë i kam bërë bllok këtij numri, por ai më ka marrë me numër tjetër dhe më thoshte se: “…mesazhet që të dërgoj unë prishi dhe unë i kam prishur (fshirë)…,”-ka deklaruar në Polici 25-vjeçaria.
ardian mema
Aktualitet
25 Korrik 2023, 17:32
a.l
Banorja e Fierit
FIER- Prej tre ditësh situata e zjarreve në pyllin me Pisha në Peshtan të Fierit ka dalë jashtë kontrollit d...
Aktualitet
25 Korrik 2023, 17:35
f.i
lumi Vjosa
TEPELENË- Pak muaj mbasi u shpall Park Kombëtar, situata e ndotjes vijon të jetë problematike në lumin Vjos&e...
Aktualitet
25 Korrik 2023, 17:20
f.i
pamje nga ngjarja
FIER- Deputeti i Partisë Demokratike në Qarkun e Fierit, Luan Baçi ka reaguar për situatën e vështir...
Aktualitet
25 Korrik 2023, 17:09
f.i
foto ilustruese
GJIROKASTËR- Një i moshuar në fshatin Shtëpëz, në Gjirokastër ka rënë pre e vjedhjes n&eu...
Aktualitet
25 Korrik 2023, 17:13
k.m.
Pamje nga aksidenti
TIRANË- Një 32-vjeçar është vënë në pranga të Policisë pasi ka vjedhur 2 makina bre...
Aktualitet
25 Korrik 2023, 17:06
k.m.
Temperatura
TIRANË- Temperaturat në Shqipëri kanë kapur pikun. Kur menduam se rekordi u vendos në Kuçovë me 50°C, ...
Aktualitet
25 Korrik 2023, 17:03
k.m.
Foto ilustruese
KURBIN- Një 64-vjeçar ka rënë prangat e policisë së Kubinit, nën akuzën e dhunës në fam...
Aktualitet
25 Korrik 2023, 16:30
f.i
pamje nga vendngjarja
GRAMSH- Një parcele me bimë mjekësore Levando në Gramsh i është vënë zjarri.
Dyshohet s...
Aktualitet
25 Korrik 2023, 15:38
foto ilustruese
LUSHNJE- Një 33-vjeçare nga Lushnja, prej dy ditësh është larguar nga banesa, e ndërsa familjarët nuk...
Aktualitet
25 Korrik 2023, 15:32
policia Fier
FIER- Policia e Fierit ka arrestuar dy persona, të cilët kanë grabitur në dy banesa. Ata në bashkëpunim me nj&e...