Aktualitet

VIDEO- Zjarri në pyjet e Kraps/ Deputeti i Fierit: Situata jashtë kontrollit! Ministria sjell helikopter për ndërhyrje nga ajri

Baçi duke publikuar pamjet nga vendi i ngjarjes, përmes rrjeteve sociale shprehet se situata në Kraps është e rrezikshme.

25 Korrik 2023, 17:20 Nga f.i
VIDEO- Zjarri në pyjet e Kraps/ Deputeti i Fierit: Situata jashtë
pamje nga ngjarja

FIER- Deputeti i Partisë Demokratike në Qarkun e Fierit, Luan Baçi ka reaguar për situatën e vështirë në Kreps të Fierit, ku zjarret u zindezën sërish. Baçi duke publikuar pamjet nga vendi i ngjarjes, përmes rrjeteve sociale shprehet se situata në Kraps është e rrezikshme.

“Situatë e rrezikshme ne Kraps, banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri, Peleshi të dërgoj helikopterin “Cougar” që propagandonte para disa ditësh dhe na garantonte se situata ishte nën kontroll dhe nuk kishte rrezik! Sot po vërtetohet e kundërta, situata është jashte kontrollit! Ndiqeni videon deri në fund dhe dëgjoni banorët e shqetësuar!”, shkruan ai.

Ndërkohë pas apelit për ndërhyrje nga ajri, raportohet se ka mbërritur dhe një helikopter “Cougar”, i cili do të vihet në punë për shuarjen e flakëve në Kraps.

zjarret ne shqiperi fier luan baci

Sondazh

Poll