Aktualitet

Vodhi dy automjete, u aksidentua, pastaj u largua nga spital/ Policia arreston 32-vjeçarin në Tiranë, vuante nga probleme të shëndetit mendor

32-vjeçari është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e shpejtë, por nga atje i riu, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, është "arratisur".

25 Korrik 2023, 17:13 Nga k.m.
Vodhi dy automjete, u aksidentua, pastaj u largua nga spital/ Policia arreston
Pamje nga aksidenti

TIRANË- Një 32-vjeçar është vënë në pranga të Policisë pasi ka vjedhur 2 makina brenda ditës në Tiranë. Policia njofton se grabitja e makinës është mësuar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur rreth orës 13:30 te ish-Uzina e Autotraktorëve. 32-vjeçari është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e shpejtë, por nga atje i riu, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, është "arratisur". Në momentin që është larguar në parkingun e spitalit, ka vjedhur një automjet tjetër tip “Ford”, e teksa ndiqej nga Policia, gjatë tentativës për t’u larguar, në autostradën Tiranë-Durrës, 32-vjeçari ka humbur sërish kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me disa automjete të tjera.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Vodhi dy automjete ditën e sotme, falë veprimeve të shpejta policore, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Ditën e sotme, rreth orës 13:30, është marrë njoftim se te ish-Uzina e Autotraktorëve ka ndodhur një aksident. Shërbimet e Policisë si dhe të urgjencës, me marrjen e njoftimit, kanë kaluar menjëherë në vendngjarje dhe kanë dërguar në spital për ndihmë mjekësore një të dëmtuar nga aksidenti, shtetasin F. F., 32 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor.

Pas verifikimit të automjetit tip "Volksëagen", të përfshirë në aksident, ka rezultuar se ky automjet, ishte vjedhur disa minuta më parë, në Fushë-Farkë.

Shtetasi F. F., pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, pas disa minutash është larguar nga spitali. Në momentin që është larguar, në parkingun e spitalit, ka vjedhur një automjet tjetër tip "Ford". Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, të Komisariatit Nr. 4, të Forcës së Posaçme "Shqiponja" dhe shërbimet e Qarkullimit Rrugor, janë vënë në ndjekje të tij.

Gjatë tentativës për tu larguar, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi F. F., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, dhe si pasojë automjeti është përplasur me disa automjete të tjera.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit F. F., 32 vjeç, dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

tirane

Sondazh

Poll