Aktualitet

Dhunonte sistematikisht bashkëshorten dhe e kanosi me armë zjarri, pranga burrit të dhunshëm në Kurbin

Gjok Gjergji ushtronte vazhdimisht dhunë ndaj bashkëshortes së tij duke e kanosur edhe për jetën.

25 Korrik 2023, 17:03 Nga k.m.
Dhunonte sistematikisht bashkëshorten dhe e kanosi me armë zjarri,
Foto ilustruese

KURBIN- Një 64-vjeçar ka rënë prangat e policisë së Kubinit, nën akuzën e dhunës në familje. Gjok Gjergji ushtronte vazhdimisht dhunë ndaj bashkëshortes së tij duke e kanosur edhe për jetën. Gjatë kontrollit në banesë 2 ditë më parë, u gjetën dhe u sekuestruan një armë gjahu dhe municion luftarak, që ky shtetas i mbante pa leje.

"Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 64-vjeçari i shpallur në kërkim 2 ditë më parë, pasi ushtronte vazhdimisht dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e kanoste atë për jetën. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit Gj. Gj., 64 vjeç, banues në Kurbin. Ky shtetas u shpall në kërkim pas denoncimit nga bashkëshortja e tij se në mënyrë të vazhdueshme kishte ushtruar dhunë ndaj saj dhe e kishte kanosur atë për jetën. Gjatë kontrollit në banesë, 2 ditë më parë, u gjetën dhe u sekuestruan një armë gjahu dhe municion luftarak, që ky shtetas i mbante pa leje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme,"- thuhet në njoftimin e policisë.

gjok gjergji

Sondazh

Poll