Aktualitet

Sarandë/ Shpërthen në flakë kabulli elektrik, qytetarët të frikësuar, ndërhyn zjarrëfikësja

Shpërthimi ka ndodhur në një rrugë në qendër të qytetit, ku dhe kishte shumë lëvizje të automjeteve dhe këmbësorëve.Qytetarët janë frikësuar nga zhurma që krijuan telat në shtyllë, të cilat digjeshin.

25 Korrik 2023, 14:48 Nga DOSJA
Sarandë/ Shpërthen në flakë kabulli elektrik, qytetarët
telat e korrentit kanë bërë masë

SARANDË- Një situatë paniku është krijuar sot në qendër të Sarandës, pasi telat e korrentit kanë bërë masë dhe kanë shpërthyer në flakë. 

Ngjarja është shënuar mesditën e sotme. Shpërthimi ka ndodhur në një rrugë në qendër të qytetit, ku dhe kishte shumë lëvizje të automjeteve dhe këmbësorëve. 

Qytetarët janë frikësuar nga zhurma që krijuan telat në shtyllë, të cilat digjeshin.

Pas zjarrit që përfshiu telat e energjisë elektrike, telat janë shkëputur nga shtylla duke rrezikuar të binin në tokë. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, ku janë treguar të kujdesshëm për të ndërhyrë, deri në ulje të automatit për të mos rënë në kontakt me energjinë.

Sondazh

Poll