Aktualitet

Fier/ Riaktivizohet zjarri në pyllin me pisha në Kraps, DIGJEN banesat (FOTO)

Flakët kanë përfshirë edhe disa banesa në zonën e sipërme të fshatit të cilat ndodhen në afërsi të pyllit.

25 Korrik 2023, 14:26 Nga f.i
Fier/ Riaktivizohet zjarri në pyllin me pisha në Kraps, DIGJEN banesat
pamje nga vendngjarja

FIER- Riaktivizohet zjarri në pyllin me pisha në Kraps. Flakët po favorizohen nga era e fortë dhe për neutralizimin e tyre në terren ndodhen tre mjete zjarrfikëse.

Raportohet se në Kraps përveç sipërfaqeve me pisha dhe ullinj, flakët kanë përfshirë edhe disa banesa në zonën e sipërme të fshatit, të cilat ndodhen në afërsi të pyllit.

Dy ditë më parë shuarja e zjarrit u bë e mundur edhe pas ndërhyrjes nga ajri pasi zjarri doli jashtë kontrollit duke u përhapur nga pylli i Peshtanit drejt Krapsit.

Fier/ Riaktivizohet zjarri në pyllin me pisha në Kraps, DIGJEN banesat
pamje nga vendngjarja

zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll