Aktualitet

U arrestua për blerje votash, Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin në burg për Fredi Belerin

Beleri, i cili akuzohet për shit-blerje votash kërkoi një masë më të butë sigurie se ajo e arrestit.

25 Korrik 2023, 13:38 Nga A.B
U arrestua për blerje votash, Gjykata e Lartë lë në fuqi
Fredi Beleri

TIRANË- Kryebashkiaku i Himarës, Fredi Beleri lihet në burg. Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Belerin. Vendimi u dha nga Kolegji Penal i përbërë nga Ilir Panda, Sokol Binaj, Sandër Simoni.

Beleri, i cili akuzohet për shit-blerje votash kërkoi një masë më të butë sigurie se ajo e arrestit. Më herët Gjykatat e Posaçme, ajo e shkallës së parë dhe e Apelit kanë rrëzuar kërkesat e kryebashkiakut të zgjedhur më 14 maj teksa mbahej në paraburgim.

Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit, nën dyshimet se kishte ofruar para për vota në favor të tij. Hetimet nisën pas sinjalizimeve të marra nga policia dhe denoncimit në Prokurorinë e Vlorës të një qytetari nga Himara./Dosja.al

fredi beleri

Sondazh

Poll