Aktualitet

Familja Shefa proteston në dyert e KPK-së ndaj prokurores Selimi: Ka ndryshuar dokumentet e pronës, duhet shkarkuar

Ata pretendojnë se me anë të manovrave jo ligjore, prona i është dhënë personave të tjerë, të cilët kanë ngritur aty një pallat disa-katësh.

25 Korrik 2023, 11:15 Nga m.s
Familja Shefa proteston në dyert e KPK-së ndaj prokurores Selimi: Ka
Familjarët e Sefedin Shefës

Familjarët e Sefedin Shefës nga Lushnja, i cili nuk ka gjetur zgjidhje për pronën e tij, kanë protestuar sot në ambientet e KPK-së, ku prokurorja Merita Selimi do të përballet me Vettingun. Në një zë kërkojnë shkarkimin e prokurores, të cilën e akuzojnë si të korruptuar, për shkak se ka mbajtur një qëndrim arbitrar sa i takon pronës së tyre në qendër të Lushnjes. Ata pretendojnë se me anë të manovrave jo ligjore, prona i është dhënë personave të tjerë, të cilët kanë ngritur aty një pallat disa-katësh.

Familja Shefa thonë se prokurorja Halili se ka ndryshuar dokumentet e dosjes së tyre. Ata sfidojnë prokuroren se nëse ajo provon që ata kanë tjetërsuar dokumentet, janë të gatshëm që të dënohen me varje, në të kundërt ajo do të duhet që të përballet me drejtësinë.

Sherefedin Shefa u shpreh për "Fax News" se prokurorja Selimi nuk ka marrë në konsideratë dokumentet zyrtare të dhëna nga Arkiva e Shtetit, që provojnë se prona në qendër të Lushnjes, e cila është rrëmbyer, ka qenë e blerë nga babai i tij që nga viti 1958. Nga ana tjetër, prokurores Selimi i janë gjetur disa parregullsi sa i takon deklarimit të pasurisë. Procesi i Vettingut për Selimin po kryhet nga trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Etleda Çiftja dhe Lulzim Hamitaj.

merita selimi vettingu

Sondazh

Poll