Aktualitet

Iu dha ndihma e parë, por s'mbijetoi! Mbytet në plazhin e Velipojës 20-vjeçari nga Shkodra

Sipas Policisë, i riu humbi jetën për shkak të një arresti kardiak. 

25 Korrik 2023, 10:50 Nga A.B
Iu dha ndihma e parë, por s'mbijetoi! Mbytet në plazhin e
Foto ilustruese

SHKODËR- Mbytet 20-vjeçari Arlind Sylja, në plazhin e Velipojës. I riu doli nga uji në një gjendje të rënduar shëndetesore. Më pas mbërriti ambulanca e qendrës shëndetesore të Velipojes duke i dhënë ndihmën e parë, por 20-vjeçari nuk arriti që të shpëtojë.

Sipas Policisë, i riu humbi jetën për shkak të një arresti kardiak. 

"Rreth orës 10:25, në plazhin e Velipojës, shtetasi A. S., 20 vjeç, banues në Shkodër, sapo ka rënë në kontakt me ujin, nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore. Ai është nxjerrë në breg nga familjarët dhe roja bregdetare dhe i është dhënë ndihma e parë, por ka humbur jetën. Paraprakisht dyshohet se 20-vjeçari ka humbur jetën nga arresti kardiak'- njofton Policia. 

 

mbytet 20-vjecari ne plazh velipoje arlind sylja

Sondazh

Poll