Aktualitet

Plagosje me thikë në Bulqizë, 37-vjeçari përfundon në spital, arrestohet autori (EMRI)

Autori do të hetohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

25 Korrik 2023, 10:38 Nga A.B
Plagosje me thikë në Bulqizë, 37-vjeçari përfundon
Policia

BULQIZË- Mentor Dervishi është vënë në pranga nga Policia pasi ka plagosur me thikë një person. Sipas forcave të Policisë, 53-vjeçari dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), personin me inicialet R. P., 37 vjeç, banues në Bulqizë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Dervishi do të hetohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në lagjen e re, në qytetin e Bulqizës, shtetasi M. D., 53 vjeç dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin R. P., 37 vjeç,  banues në Bulqizë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale nga Policia, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë, i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit M. D, 53 vjeç, banues në Bulqizë. Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i tij, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

mentor dervishi

Sondazh

Poll